Aktualitet

“Kam frikë se shteti s’do ma ndërtojë shtëpinë”/ Denoncimi i qyetarit në Kombinat që jeton prej 1 viti në barakën

8 Shtator 2020, 07:38 Nga DOSJA
“Kam frikë se shteti s’do ma ndërtojë

TIRANË-Kombinati i Njësinë Administrative nr 6, është një nga zonat më të prekura në Tiranë nga të dy tërmetet e vitit të kaluar. Që atëherë, pas 9 muajsh shumë banorë ende nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti për banesat e tyre.

Së fundmi, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ishte në familjen e Nikë Prendit të cilit shtëpia i është shkatërruar plotësisht që në tërmetin e parë, në 21 shtator. Ai ende sot banon në një barakë të cilën e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë, pasi bashkia nuk i ka dhënë edhe një çadër. Edhe pse ai bashkë me bashkëshorten janë dy të moshuar të sëmurë dhe me ilaçe, jetojnë jashtë çdo kushti normal. Nikë Prendi thotë se i ka humbur shpresat tek shteti pasi ka 1 vit që endet dyerve të bashkisë por askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

Biseda: 

Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.
Ina Zhupa: E pabanushme?
Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.
Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?
Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.
Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?
Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.
Ina Zhupa: Ku jeton tani ti?
Nikë Prendi: Ja këtu banoj.
Bashkëshortja e Nikë Prendit: Unë gatuaj këtu me bombul gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën.  Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shpia ra përdhe, ku të shkojmë?!
Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur?
Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komëshinjtë, më kanë falur pak.
Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme?
Nikë Prendi: Është e pabanushme, nuk jetohet brenda.
Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia?
Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.
Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?
Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di.
Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?
Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.

Ndërkohë, në “qiell të hapur” ndodhen edhe shumë qytetarët të Thumanës, Durrësit dhe Lezhës. Ata kanë deklaruar se jejtojnë në kushte ekstreme dhe se shteti ende nuk ua ka ndërtuar banesat. Ky është një realitet krejt ndryshe, nga ai që paraqet kryeministri Edi Rama në videot që poston në rrjetet sociale. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka shkuar në çdo banesë të rindërtuar dhe u dorëzon çelësat banorëve. Ai premton se çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të rindërtohet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ina zhupa nikë prendi shembjet në kombinat ina zhupa nikë prendi shembjet në kombinat

Sondazh

Poll