Aktualitet

OFL zbarkon në Durrës/ U dërgon “pusullën” tre të dënuarve, mes tyre shijaksi që u kap me 3 milionë euro drogë (EMR

8 Shtator 2020, 08:15 Nga DOSJA
OFL zbarkon në Durrës/ U dërgon “pusullën” tre

DURRËS- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët tre të dënuarve të për prodhim dhe trafik droge. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Afrim Keçi, Emiljan Keçi dhe Erjon Gjinlija. Të tre të dënuarit duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas dosja e tyre kalon për shyrtim në SPAK.

Emiljan Keçi është një emër i njohur. Ai u arrestua një vit më parë në periferi të Bergamos në Itali, pasi u kap me 18 kg kokainë. Kjo sasi droge, në treg kap vlerën e 3 milionë eurove.

Njoftimi: 

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. K., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. K., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. Gj., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.  OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet afrim keçi emiljan keçi erjon gjinlija ofl afrim keçi emiljan keçi erjon gjinlija ofl

Sondazh

Poll