Aktualitet

Mungoi në festivalin që organizoi vetë, infektohet me COVID aktorja Zamira Kita dhe bashkëshorti i saj

8 Shtator 2020, 07:50 Nga DOSJA

KORÇË- Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita është e infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ajo është karantinuar në banesë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i infektuar është edhe bashkëshorti i aktores së njohur, i cili po merr mjekim në spital.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë aktorja në rrjetet sociale, e cila ka publikuar foton e disa luleve të dhuruara nga motra e saj, ku konfirmon se ndodhet në gjendje të mirë.

Pas infektimit, Zamira Kita  nuk ka qenë e pranishme  as në festivalin që organizoi vetë,  “Koko Fest”.

Qyteti i Korçës është një nga qarqet më të prekura në koronavirusi. Referuar shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë 143 raste aktive si edhe janë regjistruar 12 humbje jete.  Sakaq, bilanci i COVID-19 në Shqipëri rëndohet çdo ditë e më shumë. Dje humbën jetën edhe 3 pacientë të tjerë, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 319.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet zamira kita koronavirusi ne shqiperi zamira kita infektohet zamira kita koronavirusi ne shqiperi zamira kita

Sondazh

Poll