Aktualitet

Shpërndante heroinë me doza të vogla, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

8 Shtator 2020, 07:11 Nga DOSJA
Shpërndante heroinë me doza të vogla, arrestohet

DURRËS– Një 45-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, 45-vjeçari me inicialet G. T., banues në Durrës është vënë në pranga pasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Gjithashtu, të prangosurit, iu sekuestruan një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Durrës. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Bie në pranga 45-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen 12 doza me lëndë narkotike heroinë, 3 aparate celular dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasin G. T., i cili në momentin që konstatoi Policinë tentoi të largohej, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 45 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 45 vjecari ne durres durres policia e durresit arrestohet 45 vjecari ne durres durres policia e durresit

Sondazh

Poll