Aktualitet

Kapen me drogë dhe kallashnikovë/ Arestohen 2 vlonjatët, ku e kishin kultivuar lëndën narkotike

8 Shtator 2020, 08:05 Nga DOSJA
Kapen me drogë dhe kallashnikovë/ Arestohen 2 vlonjatët, ku e

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona, H. T, 40 vjeç dhe A. B, 50 vjeç, pasi u janë sekuestruar një sasi droge dhe 2 kallashnikovë. Uniformat blu bëjnë me dije se dy të arrestuarit në fshatin Llakatund kishin kultivuar disa fidandë me kanabis dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën 2 kallashnikovë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë dhe Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Llakatundi”.

Sekuestrohen dy armë zjarri kallashnikov, si dhe asgjësohen fidanë të dyshuar narkotikë.

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të armëve të zjarrit dhe autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin e koduar “Llakatundi”, në kuadër të të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë.

Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne vlore arrestohen 2 persona ne vlore

Sondazh

Poll