Aktualitet

Deputeti i Partisë Socialiste fiton betejën me Covid-19, Leka: Faleminderit heronj, qëndruat me mua me netë të tëra pa gju

8 Shtator 2020, 07:06 Nga DOSJA
Deputeti i Partisë Socialiste fiton betejën me Covid-19, Leka:

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Edmond Leka ka fituar betejën me koronavirusin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Leka shkruan se ai tashmë është kthyer pranë familjarëve të tij. Leka ka publikuar edhe disa foto krah doktorëve të Infektivit, të cilët janë kujdesur për të dhe shton se janë heronj që kanë qëndruar bashkë me të pa gjumë.

Postimi:

Mbas një periudhe të gjatë disa ditore me Covid-19, më në fund pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur që ndenjën kaq ditë e netë pa gjumë së bashku me mua. Mirënjohje pa fund për heronjtë e Spitalit infektiv në QSUT, prof dr Najada Como, prof dr Tritan Kalo, dr Pellumb Pipero, dr Nevila Gjermeni, reanimatorëve, dhe gjithë Stafit të Shërbimit Infektiv, infermierëve dhe sanitarëve, që cdo ditë natë gjendeshin pranë të sëmurëve duke na dhënë shpresë dhe kurajo për ta përballuar me sukses sëmundjen pa marrë parasysh asnjë rrezik për veten.(Edhe pse pothuaj i gjithë personeli ishte përballur me infeksionin Covid-19). Faleminderit dr Skender Brati, dr Bruna Mersini, dr Dritan Leli, dr Maksi Gega, dr Kujtim Llapi që edhe pse me ngarkesën e punës tuaj nuk rreshtët së interesuari për shëndetin tim. Faleminderit shumë kolegë, miq, shokë, të afërm që mu gjendët aq pranë në këto ditë të vështira dhe në shumë raste nuk munda t’Ju përgjigjem shumë prej mesazheve tuaja. Më dhatë energji, forcë dhe kurajo cdo ditë, për ta përballuar me sukses këtë periudhë të vështirë. Miqtë e mi!
Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj të kujdesemi më shumë për veten dhe për njerëzit tanë të dashur. Uroj vetëm shëndet në familjet Tuaja! FALEMINDERIT! JU JAM SHUME MIRENJOHES TE GJITHEVE! Këta janë HERONJTE E CDO DITE në luftën kundër COVID -19!

Në muajin gusht, Edmond Leka bëri me dije se ishte infektuar me Covid-19. Ai u shtrua tek Infektivi, ku u trajtua dhe me oksigjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond leka edmond leka

Sondazh

Poll