Aktualitet

“Si rrufe në qiell të hapur”/ Gjetani flet pasi vjehrri iu vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit: Aty s’k

8 Shtator 2020, 06:58 Nga DOSJA
“Si rrufe në qiell të hapur”/ Gjetani flet pasi vjehrri iu

TIRANË– Ish-deputeti socialist Gjetan Gjetani ka folur për herë të parë, pasi vjehrri i tij, Hasan Mira, u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ ku ishte shtruar pasi ishte infektuar me Covid-19. Në një prononcim për AbcNews, Gjetani u shpreh se për të ka qenë si një rrufe në qiell të hapur.

Ai shton se Mira kishte shëndet të mirë dhe se e kishte marrë vesh pas dy javësh se ishte i infektuar mer Covid-19. Gjetani shtron dhe dy sugjerime për spitalin në fjalë: Njerëzit me probleme të tilla nuk duhet të shtrohen ne kat të katërt, duhet të kenë psikiatër.

Ishte një rrufe në qiell të hapur. Gëzonte një shëndet shumë të mirë. Nga sa më kanë thënë mjekët, kishte mbi dy javë i infektuar. Ka pasur një fizik shumë të mirë dhe nuk e ka kuptuar sëmundjen. Sipas mjekëve është konstatuar shumë vonë. Për shërbimin e mjekëve nuk kam asnjë ankesë, por të themi realitetin dhe të jemi të sinqertë nga ana e qeverisë ka shumë mangësi. Në Sanatorium nuk ka një psikiatër, njerëzit me probleme të tilla nuk mund të shtrohen në katin e katërt. Duhet të merren masa që persona me probleme të tilla të shtrohen në katin  e parë. Ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, COVID-19 nuk e ka kuptuar fare, kishte mbi dy javë. Doktorët e Burrelit nuk e kanë zbuluar këtë sëmundje. Por kur ka bërë një vizitë në Sanatorium është konstatuar me koronavirus”, u shpreh ai ndër të tjera.

Pjesë nga intervista

Mjekët kanë thënë që COVID-19 i ka shkaktuar dëmtime në tru?

Gjetani: Sipas mjekëve COVID-19 godet organizmin njeriut në pikën më të dobët. Ka persona që i ka goditur në mushkëri. Në rastin konkret i ka goditur sistemin nervor. Kur unë e kam takuar ka qenë shumë mirë, nuk arrita ta besoj. Në spital kam hyrë, e kam parë me sytë e mi, kam parë edhe angazhimin e përkushtuar të mjekëve. Janë vërtet heronj, pasi përballen edhe me problemet e qytetarëve.

Kishte shfaqur shenja agresiviteti më parë?

Gjetani: Jo, vetëm të mërkurën në mëngjes i ka shfaqur këto probleme.

Vjehrri i Gjetanit, Hasan Mira nga Klosi u vetëflijua më 2 shtator. Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjetan gjetani hasan miri hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi gjetan gjetani hasan miri hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi

Sondazh

Poll