Politike

Dy veprimet e pahijshme të Ramës sot në Kuvend

31 Janar 2019, 14:57 Nga DOSJA
Dy veprimet e pahijshme të Ramës sot në Kuvend

TIRANE- Seanca e sotme plenare ishte e mbushur me debate, ashtu si çdo të enjte. Kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha nuk i kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit.

Opozita akuzoi gruan e kryeministrit si pjesë të Abi Bank dhe aferave korruptive. Kaq mjaftoi që kryeministri të reagonte me fjalë fyese ndaj Berishës duke u shprehur se është njeri që nuk ka moral. Rama u shpreh se Berisha, gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen. Por nga salla e kuvendit dëgjoheshin edhe thirrjet e deputetit demokrat: Rama je fundërrinë!

Abi Bank është një bankë amerikane e cila kontrollohet nga Enti Regullator i Bankave të Amerikës.

Po ta përsëris ti je njëri që je marrë me gratë, je marrë më vajzat me kalamajtë, je marrë me nipat, je marrë me mbesat. Je marrë me kë s’je marrë. Ti je njeri  s’ke kanuan, ti je njeri që nuk ke Kushtetutë. Ti je njeri që nuk ke ligj. Ti je njeri që nuk ke moral por ti gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen”, u shpreh Rama ndaj Berishës.

Por jo vetëm kaq. Në moment tensioni kreu i qeverisë nxorri gjuhën ndaj opozitës, duke bërë një fytyrë qesharake. Mesa duket kreu i qeverisë nuk e ka përmbajtur veten pas debateve dhe akuzave.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike akuzat e pd edi rama investigimi i zerit te amerikes sali berisha seanca e kuvendit 31 janar 2019 akuzat e pd edi rama investigimi i zerit te amerikes sali berisha seanca e kuvendit 31 janar 2019

Sondazh

Poll