Politike

Dosja 339/ Gazetari Flamur Vezaj: Rama ka dalë në përgjime me ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko

29 Janar 2019, 13:01 Nga DOSJA
Dosja 339/ Gazetari Flamur Vezaj: Rama ka dalë në përgjime me

Gazetari Flamur Vezaj zbulon sot se në përgjimet e grupit të Shijakut të arrestuar gjatë operacionit Volvo 4 është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Gazetari, i zhvendosur prej kohësh në SHBA, shkruan se janë perceptuar mesazhe dhe biseda të kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko, ndërkohë që dosja ka biseda edhe të deputetit Taulant Balla e të tjerë eksponentëve të lartë të PS.

Statusi i plotë i Flamur Vezajt:
KM Rama ne pergjimet e dosjes “VOLVO 4”
##
Ne rrjetin e pergjimeve ne dosjen “339” ose operacionin “VOLVO 4” ka rene edhe Kryeministrit Edi Rama! Ky lajm konfirmohet nga burimet kofidenciale prane Prokurorise se Krimeve te Renda! Ne dosjen me nr.339 qe po hetojne dy prokuroret Vladimir Mara dhe Dritan Prenci rezultojne se jane interceptuar biseda dhe mesazhe te Kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e pergjithshme te burgjeve Arben Çuko! Keto mesazhe dhe biseda ndodhen ne dosje te veçuara! Nuk dihet se cfare permbajtje kane pasi hetuesit ndodhen ne fazen e verifikimit te tyre, nese perbejne interes per dosjen ose jo!
#Burimet thone se jane interceptuar edhe mesazhet e ish-deputetit Arben Ndoka me KM Rama dhe deputet te ndryshem te shumices ne vend!
#Por jo vetem kaq, ne dosje ka edhe biseda te ministrave, kreut te grupit parlamentar te PS-se T.Balla e shume deputeteve te tjere me dy ish-deputetet. Si dhe biseda te shumta te “supermenit” te bisedave telefonike Vangjush Dako me pjesetaret e grupit te trafikut te droges!
#Ftoje dy prokuroret Mara e Prençi qe te reagojne zyrtarisht me precedentin e njoftimit “Prela” se sa te verteta jane keto informacione te siguruara nga burimet kofidenciale!
#Vazhdoni_transparencen#.

Dosja 339 përfshin përgjimet e dala më herët në media, për grupin kriminal të Shijakut dhe disa bisedave të regjistruara nga prokuroria mes kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe Altin Avdyli, pjesë e bandës së Shijakut. PD akuzon prej kohësh mazhorancën se përveç Dakos të tjerë eksponentë të PS kanë patur kontakt dhe kanë bashkëpunuar me Avdylajt. Në operacionin Volvo 4, ku u arrestuan anëtarët e grupit të Shijakut, në pranga ranë edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka. . Dy ish-deputetët u arrestuan pas përgjimeve telefonike. Policia dhe Prokuroria po hetonin grupin kriminal ‘Avdylaj’ por në përgjimet telefonike të këtij grupi, rezultuan edhe dy ish-deputetët. Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve përgjohej teksa merrte ryshfet 3 mijë euro për transferimin e një vrasësi me pagesë, ndërsa Arben Ndoka ishte pjesë e mafies së tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike arben cuko banda e shijakut dosja 339 grupi i avdylajve arben cuko banda e shijakut dosja 339 grupi i avdylajve

Sondazh

Poll