Politike

Prag zgjedhjesh, shtyhet afati i skadimit të kartave të identitetit, Veliaj: Vlejnë deri në dhjetor 2019

31 Janar 2019, 11:26 Nga DOSJA
Prag zgjedhjesh, shtyhet afati i skadimit të kartave të identitetit,

TIRANË- 6 muaj nga zgjedhjet lokale, qeveria vendos të shtyjë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një vizitë në zyrat e reja të kompanisë “Aleat”, Veliaj tha se do të hapen zyra të reja për aplikimin në të gjithë Tiranën dhe se kartat që do të skadonin para qershorit e kanë afatin e vlefshmërisë deri në dhjetor  2019.

 “Do të kemi amendime ligjore, që pavarësisht nga data kur skadon karta në vitin 2019, skadimi final do të jetë 31 dhjetori i 2019-ës. Do të thotë se për të gjithë ata që nuk e kanë me ngut, të cilëve karta u duhet për një a dy herë, si rasti i votimeve apo një dokument tjetër brenda vendit, vlefshmëria do të zgajtet deri në datën 31 dhjetor 2019. Ky është një lajm i shkëlqyer për të ulur pak këtë presion dhe për ta shfrytëzuar gjithë vitin”, tha Veliaj.

Ministri i Brendshëm tha se puna nuk do të vonohet dhe se qytetarët do e marrin çdo shërbim në kohën e duhur.

 “Është rezultat i një pune intensive që është bërë ditët e fundit, për të rritur kapacitetet e prodhimit për kartat e identitetit edhe në prag të zgjedhjeve, por edhe për të përballuar fluksin e madh i cili lidhet me skadimin e një numri shumë të madh kartash, të cilat janë prodhuar pothuajse në të njëjtën kohë në vitin 2009. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme kanë ndërmarrë masa për të zgjeruar kapacitetet dhe për të përmirësuar kushtet e aplikimit”, nënvizoi Lleshaj.

Përgjatë muajve janar-qershor të këtij viti pritej që ti skadonte afati i kartës më shumë se 1.4 milionë shqiptarëve. Në muajin shkurt të vitit 2009 ka nisur procesi i pajisjes të të gjithë qytetarëve shqiptarë me karta identiteti. Afati për skadimin e këtyre kartave është 10 vite dhe përkon me këtë vit elektoral. Në 30 qershor 2019, shqiptarët do zgjedhin kryetarët e rinj të Bashkive, dhe skadimi i kartave të identitetit mund të rrezikonte që të linte pa votuar shumë qytetarë.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike erion veliaj sander lleshaj skadimi i kartave te identitetit zgjedhjet lokale 2019 erion veliaj sander lleshaj skadimi i kartave te identitetit zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll