Politike

Kreu i KLSH/ ‘Ekonomia’ rrëzon propozimin e Metës, Ahmetaj: Shaqiri s’ka eksperiencë me financën

29 Janar 2019, 13:13 Nga DOSJA
Kreu i KLSH/ ‘Ekonomia’ rrëzon propozimin e Metës,

TIRANE- Komisioni i Ekonomisë rrëzon ëpr herë të dytë propozimin e presidentit Ilir Meta për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni është vendosur që të rrëzohet kandidatura e Bahri Shaqirit, i propozuar nga Meta, dhe këshilltar i tij.
Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, tashmë kryetar i këtij Komisioni, Arben Ahmetaj, ka thënë se Shaqiri nuk kishte eksperiencën e duhur në fushën e auditit financiar.

“Plotëson kushtin për arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH. Angazhimet janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH. Eksperienca në legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera. Shaqiri nuk ka eksperiencë në fushën e auditimeve financiare.”

Vendimi pritet të kalojë në Kuvend, që me gjasë do të rrëzojë vendimin e Metës. Përjashtimi i kandidaturës së Bahri Shaqirit vjen pas rrëzimit të emrit të Vitore Tushës, anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi Vettingun. Edhe në rastin e Tushës, mazhoranca u shpreh se marrja e këtij posti nga Tusha do të sillte probleme në krijimin e organeve të reja të Vettingut.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike arben ahmetaj bahri shaqiri ilir meta kreu i klsh vitore tusha arben ahmetaj bahri shaqiri ilir meta kreu i klsh vitore tusha

Sondazh

Poll