Politike

Kreu i KLSH-së, Kuvendi rrëzon propozimin e presidentit Meta

31 Janar 2019, 15:40 Nga DOSJA
Kreu i KLSH-së, Kuvendi rrëzon propozimin e presidentit Meta

TIRANE-Kuvendi ka rrëzuar me 77 vota pro dekretin e Presidentit Ilir Meta për kreun e KLSH-së. Presidenti Meta ka propozuar Bahri Shaqirin për kreun e KLSH-së por kjo kandidaturë u rrëzua edhe nga Komisioni i Ekonomisë dy ditë më parë. 

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetajt deklaroi se kjo kandidaturë nuk është e përshtatshme.  “Shaqiri nuk ka eksperiencë në fushën e auditimeve financiare,”-tha ndër të tjera Ahmetaj.

Bahri Shaqiri njihet si këshilltari i presidentit Ilir Meta. Kjo është kandidatura e dytë e Presidentit për këtë post, pasi më parë propozoi emrin e Vitore Tushës, por që u rrëzua nga Kuvendi me arsyetimin se do të sillte ngërç në institucionet e reja të drejtësisë, pasi është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun dhe është bërë pjesë e KED-së.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike arben ahmetaj bahri shaqiri ilir meta kreu i ri i klsh seanca e kuvendit 31 janar 2019 arben ahmetaj bahri shaqiri ilir meta kreu i ri i klsh seanca e kuvendit 31 janar 2019

Sondazh

Poll