Politike

‘Certifikata e Cakajt’, zbardhen emrat e antarëve të Komisonit që do hetojnë veprimet e DSIK-së

31 Janar 2019, 17:16 Nga DOSJA
‘Certifikata e Cakajt’, zbardhen emrat e antarëve të

Pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për ngritjen e një Komisioni Hetimor për ministrin e Jashtëm të deleguar Gent Cakaj dhe DSIK, zbardhen emrat e antarëve.

Komisioni do të hetojë se si DSIK i dha brenda një ditë certifikatën e sigurisë, ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Cakajt.

Kryetar i Komisionit do të jetë deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ndërsa antarë: Ervin Salianji, Luan Rama dhe Xhemal Gjunkshin.

Nga ana e PS-së pjesëmarrës në Komision do të jenë: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni, Spartak Braho dhe Klotilda Bushka.

Çështjet që do të hetohen nga Komisioni janë: verifikimi i ligjshmërisë në pajisjen e Cakajt me “certifikatë sigurie” nga DSIK; roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit në shkeljen e procedurave; arsyet e moszbatimit të ligjit nga Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar Cakajn të administrojë pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike certifikata e sigurise dsik gent cakaj ilir meta komisioni hetimor certifikata e sigurise dsik gent cakaj ilir meta komisioni hetimor

Sondazh

Poll