Politike

Protesta e opozitës/ Basha në Shkodër: Më 16 shkurt ejani të rrëzojmë qeverinë

29 Janar 2019, 13:18 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Basha në Shkodër: Më 16 shkurt ejani

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një sërë takimesh në rrethe me synim masivizimin e pjesëmarrjes në protestën e thirrur nga PD dhe aleatët më 16 shkurt në Tiranë.

Në Shkodër, ku takoi tregtarë  dhe mbështetës të PD, Basha iu kërkoi që të bashkohen në protestën e opozitës për të larguar qeverinë, që sipas demokratëve “mendon për vete e jo për popullin”.

Diskutimi i Bashës me njërën nga tregtaret në Shkodër:

Lumturia, tregtare: As sefte skam bërë

Basha: Sa kohë ke që punon këtu?

Lumturia: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.

Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.

Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lek? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s’ja jap votën PS sa të kem jetën.

Basha: e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin  dhe jo për veten e vetë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites shkoder lulzim basha protesta e opozites shkoder

Sondazh

Poll