Politike

‘Drejtësia ka nevojë për ju’, Ambasada amerikane thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK

28 Janar 2019, 20:18 Nga DOSJA
‘Drejtësia ka nevojë për ju’, Ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve të interesuar dhe ata që përmbushin kushtet që të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK.

Me anë të një postimi në Facebook-un e Ambasadës shkruhet se Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie të bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti.

“Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Drejtësia ka nevojë për ju.

Ditën e sotme, prokurori Anton Martini është i treti që aplikoi për t’u bërë pjesë e SPAK, ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme. Dy të tjerët janë prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi. Aplikimet janë të hapura deri në 6 shkurt dhe deri më tani 15 vende janë bosh.

Postimi i plotë në Facebook:

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike ambasada amerikane anton martini besnik muçi klodian braho ngritja e spak prokuroria e posacme ambasada amerikane anton martini besnik muçi klodian braho ngritja e spak prokuroria e posacme

Sondazh

Poll