Politike

Kuvendi/ Basha-Ramës: Duhet qeveri tranzitore, s’ka lobist që të shpëton lëkurën

31 Janar 2019, 14:42 Nga DOSJA
Kuvendi/ Basha-Ramës: Duhet qeveri tranzitore, s’ka lobist që

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, pas debateve mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ka folur edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Në fjalën e tij, Basha kërkoi një qeveri kalimtare, dhe tha se Zëri i Amerikës, provoi edhe njëherë atë që kishte thënë PD.

Basha tha se kryeministri ka ardhur në seancë i droguar dhe kërkoi nga qeveria të largohet para nisjes së protestave dhe t’i hapë rrugën krijimit të një qeverie tranzitore.

Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet. Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha që futi nuk e shpëtojnë dot. Vetë Zëri i Amerikës ka publikuar faktin se Rama është një kryeministër falso dhe ka ardhur në pushtet me banda dhe paratë e drogës. Mbrëmë Zëri i Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar, i cili bazuar mbi të
dhëna tregon sesi Edi Rama e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës. Dosja 339 tregon për aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trakuar këtu jo deputetë, por kukulla të krimit. Kjo nuk është e re. Denoncimin e parë e kam bërë unë
.  Teatër i shëmtuar ky që sapo pamë. Thjesht kërkohet një pazar tjetër. Dhe kriminelat e Dibrës, Lezhës e Shijakut e tha dje VOA. Jeni një maxhorancë e ardhur nga banditët. Hapni rrugën për një qeveri kalimatare. Ty të parin do të të shkulin nga ajo karrike. S’do ketë lobist që të të shpëtojë lëkurën.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike akuzat e pd edi rama investigimi i zerit te amerikes lulzim basha seanca e kuvendit 31 janar 2019 akuzat e pd edi rama investigimi i zerit te amerikes lulzim basha seanca e kuvendit 31 janar 2019

Sondazh

Poll