Politike

3 ‘Kampionët’ e qeverisë Rama kundërshtojnë njëri tjetrin, Xhaçka: S’ka cënim të sigurisë! (Por ç’thonë Llesh

12 Prill 2019, 08:17 Nga DOSJA
3 ‘Kampionët’ e qeverisë Rama kundërshtojnë

TIRANË- Në aeroportin “Nënë Tereza” ka zbarkuar ushtria prej 2 ditësh, por socialistët ende nuk e kanë ndarë mendjen nëse siguria kombëtare është cënuar ose jo.

Shkak për mosrakordimin është bërë kërkesa për informacion nga presidenti Ilir Meta, i cili kërkon në rrugë zyrtare të dijë se cila ka qenë baza ligjore që ka detyruar ministrinë e Mbrojtjes që të dërgojë në Rinas, Forcat e Armatosura.

3 nga ‘kampionët’ e rinj të qeverisë Rama 2, kanë qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Kështu, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar dje në Kuvend se siguria kombëtare në vend është cënuar pas grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas.

Lleshaj thotë se siguria është cënuar, por nuk ka rënë…

“U tha që është cenuar siguria Kombëtare, por edhe mund ta pranojmë këtë, por siguria Kombëtare e vendit nuk ka rënë. Qeveria mori masa të shpejta, të forta për të marrë nën kontroll, që ky aset i rëndësishëm i sigurisë së vendit, të mos përsëritet. Dje aeroporti u vu nën survejimin e Forcave të Armatosura, të cilat kanë mision Kushtetues sigurinë Kombëtare. Nëse konstatojmë se vendi është kërcënuar, jo cenuar, e kanë detyrë që të veprojnë .”-tha Lleshaj.

Po të njëjtit qëndrim mbajti edhe në mbrëmje tek Sokol Balla, ku tha:

“Jemi në një situatë ku jemi cënuar në një element të sigurisë që kërkon analizë dhe reflektim”.

I të njëjtit qëndrim është edhe ministrja e re e Insfrastrukturës dhe Energjisë, e cila në dy reagime publike fajësoi kinezët që kanë koncesionin e Rinasit, dhe shtoi se siguria kombëtare është cënuar.(Lexo këtu të plotë)

“Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion, por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë.”-tha Balluku në reagimin e saj.

Ndërkohë, e vetmja që ka një version tjetër është Olta Xhaçka. ministrja e Mbrojtjes mohon që të ketë cënim të sigurisë kombëtare.

“Nuk kemi asnjë ndryshim të shkallës së sigurisë, as ngritje të alarmit, as luftë, as cënim sigurie kombëtare. Kemi thjesht një cënim sigurie, siç kemi pasur edhe në bazën e Pashalimanit, më herët, dhe siç bëmë atëherë duke përforcuar masat e sigurisë, ashtu bëmë edhe këtë herë”, -tha Xhaçka në një lidhje direkte në Open.

Qeveria ka marrë përsipër të risjellë sigurinë në këtë aeroport përmes ushtrisë, e ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, përgjegjëse për sigurinë mohon që kjo siguri të jetë cënuar…

Jetojmë në vend të çuditshëm miq…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku grabitja ne rinas olta xhacka sander lleshaj ushtria ne rinas belinda balluku grabitja ne rinas olta xhacka sander lleshaj ushtria ne rinas

Sondazh

Poll