Politike

‘Rinasi’/ Sandër Lleshaj: Janë grabitur rreth 5 milionë euro, kështu kam informacion

12 Prill 2019, 08:40 Nga DOSJA
‘Rinasi’/ Sandër Lleshaj: Janë grabitur rreth 5

Tiranë-  Një ditë më parë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar përgjegjësi kryesor për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas është koncesionari, pra firma kineze.  Lleshaj theksoi se nuk janë grabitur 10 milionë euro dhe ka deklaruar se janë grabitur rreth 5 milionë euro.

E përsëris që përgjegjësinë maksimale e ka koncesionari. Mos harroni që çdo pasagjer paguan 3 euro për çdo lëvizje që bën nëpërmjet Rinasit. Për çfarë shpenzohen këto para? A kanë qenë në shërbim të sigurisë. Natyrisht në disa aspekte kjo gjë duhet të ishte kontrolluar edhe nga Aviacioni Civil. Ka pasur frymë refuzuese dhe aspak bashkëpunuese nga koncesionari. Madje ne nuk kemi pasur akses as në dhomat e kamerave të sigurisë. Ka pasur mungesë gatishmërie për transparencë. Mungesa e dëshirës për bashkëpunim nga koncesionari është aq e dukshme saqë ka shkuar në nivele irrituese. Tentativa për të bërë dominuesin dhe padronin nga koncesionari është e patolerueshme nga ana jonë. Nga informacionet që kam unë, shifra që është grabitur është rreth 5 milion euro.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm 

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas grabitur 5 milionë euro sander lleshaj grabitja ne rinas grabitur 5 milionë euro sander lleshaj

Sondazh

Poll