Politike

Mbledhja me institucionet e pavarura, ambasadori Soreca: BE kërkon rezultate konkrete

12 Prill 2019, 09:04 Nga DOSJA
Mbledhja me institucionet e pavarura, ambasadori Soreca: BE kërkon

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me institucionet e pavarura, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së. Në fjalën e tij Soreca ka kërkuar rezultate të prekshme nga të gjitha institucionet dhe më shumë ambicie. Ambasadori u shpreh se qeveria dhe parlamenti duhet të marrin masa për punën e rekomandimeve nga këto institucione.

BE inkurajon përpjekjet e parlamentit dhe qeverisë për të përmirësuar bashkërendimir dhe llogaridhënien në punën e institucioneve të pavarur. BE ka mirëpritur mekanizmin e monitorimit të Parlamentit, kur ai u ngrit si i tillë. Po ashtu kemi parë edhe hapat që janë ndërmarrë për fuqizimin e këtij mekanizmi. Është urgjente që ne të arrijmë rezultate më të prekshme dhe më të dukshme në publik. Këto përpjekje të cilat prekin çdo element të arkitekturës shtetërore kërkojnë një angazhim të fortë politik dhe teknik.

 Me funksionet tuaja rregullatore institucionet e pavarura janë kyce për qeverisjen demokratike. Për BE roli në ruajtjen e balancave të pushteteve, por edhe të një sistemi të shëndetshëm ligjor si dhe një administratë publike e përgjegjshme janë tejet të rëndësishme. Është e rëndësishme për BE që parlamenti dhe qeveria të sigurojnë dhe të marrin masa për punën e rekomandimeve nga institucionet e pavarura. BE pret që këto rezultate të jenë të vazhdueshme”, u shpreh ndër të tjera Soreca.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ku vendi ynë pret një përgjigje pozitive në qershor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadori i be ne tiranë hapja e negociatave insitucionet e pavarura lugi soreca ambasadori i be ne tiranë hapja e negociatave insitucionet e pavarura lugi soreca

Sondazh

Poll