Politike

Noka i thur lavde grabitësve: Faleminderit hajdutë, se mund të kishit marrë peng avionin (VD)

12 Prill 2019, 08:09 Nga DOSJA
Noka i thur lavde grabitësve: Faleminderit hajdutë, se mund të

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora i ka thurur lavde grabitësve duke i falenderuar se nuk vranë njeri, se nuk i vunë bombën avionit, dhe se e mbyllën vetëm me grabitjen e miliona eurove.

“Ne këtu në këtë pikë duhet të themi falemindërit hajdutë që nuk morët peng avionin për të bërë një akt terrorist. Faleminderit hajdutë që nuk u kujtuar që të shkonit dhe të merrnit peng avionin e Palemt dhe të bëheshim turp i botës. Faleminderit hajdutë që nuk vutë në tritol në aviona dhe vodhët vetëm para, sepse përë këtë shtet ju mund të keshit bërë ç’të donit”, tha Noka.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ndodhi pasditen e së martës në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike faleminderit hujdute flamur noka grabitja ne rinas vjedhja e milionave faleminderit hujdute flamur noka grabitja ne rinas vjedhja e milionave

Sondazh

Poll