Politike

Reforma zgjedhore/ Zef Brozi apel mazhorancës: Mos u bëni pengesë, bashkëpunoni me opozitën e re

12 Prill 2019, 07:17 Nga DOSJA
Reforma zgjedhore/ Zef Brozi apel mazhorancës: Mos u bëni

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i ka bërë apel mazhorancës që të mos bëhet pengesë për reformën zgjedhore.

Sipas Brozit, opozita e re parlamentare duket se ka një vizion perëndimor dhe me shumë të drejtë po kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“I bëj apel mazhorancës të mos bëhet pengesë e Reformës Zgjedhore duke kundërshtuar ndryshimin e sistemit të sotëm elektoral në një sistem që duhet t’i kthejë popullit të drejtën për të zgjedhur deputetët e tij dhe Presidentin. Politikanë të të gjitha përkatësive- Mos ia hiqni shanset Shqipërisë për në Bashkimin Europian!”

Postimi i plotë:

Kush po kembengul me aq kokefortesi per te mos e ndryshuar sistemin zgjedhor aktual i cili eshte sistem i PANDERSHEM e ANTIDEMOKRATIK?
Opozita e re Parlamentare qe duket se ka vizion Perendimor dhe vullnetin per te kontribuar ne te mire te vendit tone te dashur, me shume te drejte po kerkon ndyshimin e sistemit zgjedhor. Per fat te mire me votat e saj dhe te mazhorances mund te miratohen edhe ndryshime kushtetuese, edhe ligjet ne zbatim te Reformes ne Drejtesi, edhe Reforma Zgjedhore dhe cdo ligj tjeter.
I bej apel Mazhorances te mos behet pengese e Reformes Zgjedhore duke kundershtuar ndryshimin e sistemit te sotem elektoral ne nje sistem qe duhet t’i ktheje popullit te drejten per te zgjedhur deputetet e tij dhe Presidentin.
Politikane te te gjitha perkatesive- Mos ia hiqni shanset Shqiperise per ne Bashkimin Europian!

Prej kohësh ‘opozita e re’ ka kërkuar që të ulet në tryezën e dialogut me maxhorancën për të hartuar reformën zgjedhore. Maxhoranca është përgjigjur se e pret opozitën që ka djegur mandatet deri më datë 5 maj dhe më pas ka bërë me dije se do të bashkëpunojnë me deputetët e rinj të PD dhe LSI në Kuvend. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita e re reforma zgjedhore zef brozi opozita e re reforma zgjedhore zef brozi

Sondazh

Poll