Politike

Iu sekuestrua pasuria, Arben Ndoka sulmon Balliun dhe Rakipllarin: Pseudo-gazetarë dembela, pa intelekt dhe vlera

12 Prill 2019, 06:37 Nga DOSJA
Iu sekuestrua pasuria, Arben Ndoka sulmon Balliun dhe Rakipllarin:

LEZHË– Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka me anë të një statusi në Facebook ka sulmuar ashpër Fahri Balliun dhe gazetarin Robert Rakipllari.

Në postimin e tij, Ndoka këmbëngul se pronat e konfiskuara nuk janë të tijat dhe se një fakt të tillë dihet edhe nga dy gazetarët që sipas tij po e sulmojnë.

Pseudo-gazetare dembela, pa intelekt pa asnjë talent, pa vlera njerëzore, nuk e marrin mundimin të kërkojnë dokumentacionin përkatës në lidhje me artikujt që bëjnë dhe akuzat që ngrenë. Fahri Balliu tha se janë sekuestruar 300 mijë m2 tokë nga prokuroria. Ti Fahri e di shumë mirë që unë nuk kam asnjë metër tokë askund, pasi shokët e tu të kanë informuar mirë për këtë.”

Më pas Ndoka i kërkoi gazetarit Rakipllari që t’i nxirrte përgjimet e celularit të tij pasi ku i fundit e akuzonte për vjedhje votash. 

Një pseudo-gazetar e pseudo-kryeredaktor me emrin Rakipllari i cili flet me aq bindje për blerje votash nga ana ime gjoja, sikur të ketë patur një pjestar të familjes së tij me mua gjatë fushatave që kam bërë unë në Lezhë. Pse nuk i merr përgjimet meqënëse dhe ti ke akses zoti Rakipllari? Nuk ka shanc të kesh qoftë dhe një përgjim që më implikon mua në ato gjëra që ju i keni bërë vetë,“- shkruan Ndoka.

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ish-deputetit të Lezhës t’i sekuestrohet një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasuritë, vlera e të cilave mendohet se arrin deri në 40 milionë euro është e regjistruar në emër të ish-deputetit, vëllezërve dhe të të afërmve të tij. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ndoka fahri balliu robert rakipllari sekuestrohen pronat e arben ndokes arben ndoka fahri balliu robert rakipllari sekuestrohen pronat e arben ndokes

Sondazh

Poll