Politike

Zgjedhjet lokale/ Koço Kokëdhima ‘sfidon’ Veliajn, shpall kandidaturën për Tiranën

11 Prill 2019, 21:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ Koço Kokëdhima ‘sfidon’ Veliajn,

TIRANË- Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka shpallur kandidaturën për të marrë kryesinë e Bashkisë së Tiranës. 

Lajmin e dha vetë Kokodhima teksa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Në fjalën e tij Kokëdhima shtoi se duhej goditur Rilindja dhe se kryebashkiakut aktual të Bashkisë, Erion Veliajt i duhej ndërprerë pushteti në kohë.

Veliaj nga ana tjetër u rikonfirmua për Bashkinë e Tiranës më 23 mars gjatë Kongresit të Socialistëve. Deri më tani Veliaj nuk ka pasur asnjë kundërshtar të deklaruar nga opozita, e cila ka djegur mandatet. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e tiranes erion veliaj koço kokëdhima kokedhima per tiranen zgjedhjet lokale 2019 bashkia e tiranes erion veliaj koço kokëdhima kokedhima per tiranen zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll