Politike

Protesta e 13 prillit/ Kryetarja e LSI-së: Do të jenë pjesëmarrës shumë socialistë

11 Prill 2019, 20:02 Nga DOSJA
Protesta e 13 prillit/ Kryetarja e LSI-së: Do të jenë

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për protestën e 13 prillit, paralajmëuar nga opozita, ditën e shtunë.

Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në A2, Kryemadhi tha se do të jetë një protestë më e madhe se ajo e 16 marsit, pjesë e së cilës do të jenë dhe shumë socialistë.

Rënia e shiut do ta bëjë më të bukur. Të tregoj se sa të vendosur janë shqiptarët për të larguar Do të jetë më e madhe se ajo 16 marsit.  Kemi vendosur orën 18:00 sepse mendonim se do ishte shumë vapë.  Ndërgjegjia do të filloj nga socilistët, të cilët do të jenë pjesë e protestës.  Shumë prej tyre do të jenë pjesë e protestës’, tha kryetarja e LSI.

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar një protestë madhështore ditën e shtunë. Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e qeverie tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Marrë nga A2CNN

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e 13 prillit protesta e opozites monika kryemadhi protesta e 13 prillit protesta e opozites

Sondazh

Poll