Aktualitet

DETAJET/ Po kurohej nga depresioni, kush i mori “ryshfet”pacientit që i dha fund jetës tek “Shefqet Ndroqi&#

3 Shtator 2020, 09:46 Nga DOSJA
DETAJET/ Po kurohej nga depresioni, kush i mori “ryshfet”pacientit

TIRANË- Pacienti i dytë që vendosi të hidhej dje nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, kurohej prej kohësh nga depresioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani, e kishte kaluar momentin “kritik” me koronavirusin, por akoma nuk dihet sepse vendosi t’i jepte fund jetës dhe të kryente aktin e rëndë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Mira nga Fullqeti i Klosit i dha fund jetës në spital duke u vetëflijuar. Gjurma e fundit prej tij është një telefonatë që ai ka patur me fqinjin, e zbardhur në media, ku 65-vjeçari thotë se ta dinte situatën në spital nuk do të kishte shkuar kurrë.

Ai i thotë fqinjit se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Akoma nuk ka një reagim zyrtar sakaq nga spitali COVID-2, “Shefqet Ndroqi” në lidhje me vetëvrasjen e djeshme, e cila është e dyta që prej nisjes së pandemisë në të njëjtin spital. Disa javë më parë, një djalë i ri, vendosi t’i jepte fund jetës në spital. Prokuroria e Tiranës nisi sot hetimet dhe pritet që mjekë e infermierë të merren në pyetje për ngjarjen, por edhe për deklarimet e viktimës, personin që i mori ryshfet dhe atë që e monitoronte teksa po fliste me fqinjin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasan mira hasan mira

Sondazh

Poll