Aktualitet

Policia aksion me DRON në Gramsh, arrestohen dy të rinj, ja çfarë u zbulua nga kontrolli nga ajri

3 Shtator 2020, 08:40 Nga DOSJA
Policia aksion me DRON në Gramsh, arrestohen dy të rinj, ja

TIRANË– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Droni 2020”, ku dy persona janë prangosur pasi akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike. Në prangat e Policisë janë vënë: E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë, Gramsh si dhe 33-vjeçari me iniciale E. T., banues në Burrel. Në bazë të informacioneve të siguruara nga Policia dy të prangosurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimë narkotike, madje efektivët kanë gjetur edhe disa fara kanabisi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gramsh

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Droni 2020”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Droni 2020”, në kuadër të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë, Gramsh dhe E. T., 33 vjeç, banues në Burrel.

Si rezultat i kontrollit të territorit me anë të dronit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Grabovë e Poshtme, Gramsh, kishin kultivuar bimë narkotike, si dhe falë punës së mirorganizuar dhe reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e këtij rasti.

Në vijim të hetimeve, në lokalin e shtetasit E. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fara të dyshuara si fara kanabisi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në ketë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “droni 2020” policia ne gramsh operacioni “droni 2020” policia ne gramsh

Sondazh

Poll