Aktualitet

Kishin mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, Policia ‘zbarkon’ në Tepelenë, pranga tre personave

3 Shtator 2020, 09:34 Nga DOSJA
Kishin mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, Policia

TEPELENË– Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia nuk i ka bërë të ditura identitetet e të arrestuarve por vetëm inicialet e tyre. Bëhet fjalë për: R. M., 32 vjeç, I. A., 62 vjeç dhe M. K., 53 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë. Arrestimi i tyre u bë pasi në oborret e banesave të tyre u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tepelenë

Evidentohen dhe goditen tre raste të kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, duke u bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 32 vjeç, I. A., 62 vjeç dhe M. K., 53 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborret e banesave të tyre u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia ne tepelene tepelenë policia e shtetit policia ne tepelene tepelenë

Sondazh

Poll