Aktualitet

Pushuesit nga Kosova sërish drejt bregdetit shqiptar, radhë të gjata makinash në Morinë

3 Shtator 2020, 09:13 Nga DOSJA
Pushuesit nga Kosova sërish drejt bregdetit shqiptar, radhë të

KUKËS-Pushuesit nga Kosova nuk i ndalin pushimet në bregdetin shqiptar. Ditën e sotme sërish në fluks në pikën kufitare të Morinës, ku mijëra pushues presin në radhë për të kaluar kufirin. Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njoftojnë se në këtë pikë kufitare ka një fluks të madh makinash.

Ndërkohë, fundjavën e kaluar u futën në Shqipëri 15 mijë qytetarë të Kosovë, sa u krijua edhe një trafik në rrugën Milot- Rrëshen.

Sakaq, javët e fundit ka pasur një fluks në këtë në të gjitha pikat kufitare të vendit. Situatë kaotike u krijua në pikën Kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke.

Por, edhe disa ditë më parë u krijuan radhë në pikën doganore të Kapshticës, pasi u plotësua kuota prej 300 personash. Pala greke pezulloi menjëherë punën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne morine radhe ne morine

Sondazh

Poll