Aktualitet

FOTOT/ Denoncimi i PD, Mehmeti: Fëmijët tanë po mësojnë me zhgarravina, këto janë librat falas në shkollat shqiptare

3 Shtator 2020, 09:30 Nga DOSJA
FOTOT/ Denoncimi i PD, Mehmeti: Fëmijët tanë po mësojnë

TIRANË- Nisma e qeverisë për libra falas për të gjithë arsimin e detyruar, për Partinë Demokratike është një ‘maskaradë’.  Eksperti i çështjeve arsimore në selinë blu, Ndriçim Mehmeti, ka publikuar në rrjetet sociale, disa foto nga librat që iu janë shpërndarë fëmijëve në shkolla. Ajo që shihet nga fotot është se librat janë të pafshirë dhe plot me shënime.

DENONCIMI I PLOTË:

Maskarada e teksteve falas te dyshes Rama-Shahini.
Nje nga premtimet e medha te kryeministrit ne ikje Rama ka qene tekste falas per gjithe femiet e shkolles 9 vjeçare. Si çdo premtim tjeter, edhe ai per tekstet falas ishte thesht nje mashtrim, tallje dhe maskarade e qeverise se Rilindjes. Znj. Shahini e perforcoi me tej “arritjen” e madhe te qeveruse rilindase pak dite me pare, kur premtoi “tekste.falas deri ne klase te 7”. Po cilat jane tekstet falas qe po u shperndahen femijeve tane? Ato jane thjesht tekstet e lena nga nxenesit e klasave te larta, te zhgarravitura e te katandisura si mos me keq. Keto libra te shperndara ne shkollat shqiptare, nga Elbasani, Tirana, Korça e kudo jane fytyra e vertete e librave falas per femijet shqiptare.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet librat falas ndriçim mehmeti viti shkollor 2020-2021 librat falas ndriçim mehmeti viti shkollor 2020-2021

Sondazh

Poll