Aktualitet

Mbyllet pa afat biblioteka e Lezhës, dy punonjës pozitivë me COVID-19, karantinohet i gjithë stafi

3 Shtator 2020, 08:58 Nga DOSJA
Mbyllet pa afat biblioteka e Lezhës, dy punonjës pozitivë me

LEZHË- Mbyllet biblioteka “Gjergj Fishta” pasi dy punonjës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Biblioteka është mbyllur pa afat, ndërsa punonjësit e tjerë bashkë me të infektuarit janë vetëkarantinuar.

Në hyrje të bibliotekës, e cila është në varësi të Bashkisë Lezhë është vendosur njoftimi për mbylljen e saj për një afat të pacaktuar. Ndërkohë që të infektuar edhe pak kohë më parë rezultuan dy zv.kryebashkiakët e qytetit. 

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 296 viktima dhe 3850 të infektuar aktivë nga pandemia e koronavirusit. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bibloteka e lezhes koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi lezhe bibloteka e lezhes koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi lezhe

Sondazh

Poll