Aktualitet

Dy pacientë u hodhën nga dritaret e “Shefqet Ndroqit”, spitali merr vendimin ekstrem, vendos hekura për të shmangur trag

3 Shtator 2020, 09:40 Nga DOSJA
Dy pacientë u hodhën nga dritaret e “Shefqet Ndroqit”,

TIRANË– Pas dy rasteve të vetëvrasjes së personave të prekur nga pandemia e koronavirusit, spitali Shefqet Ndroqi gjithashtu i njohur si COVID-2 ka vendosur të marrë masa.

Drejtuesit e spitalit kanë vendosur që të vendosin hekura në të gjithë dritaret e godinës për të shmangur fatkeqësi të ngjashme.

Në harkun kohor të më pak se një muaji, dy pacientë, të cilët po kuroheshin nga pandemia e koronavirusit janë hedhur nga dritarët e dhomave duke ndërruar jetë në vend. Më 13 gusht u hodh nga kati i 3-të i këtij spitali 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi.

Ndërkohë një ditë më parë u hodh nga kati i katërt i këtij spitali 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Për të dy rastet e vetëvrasjes, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy vetevrasje tek sanatoriumi koronavirusi ne shqiperi spitali “shefqet ndroqi” dy vetevrasje tek sanatoriumi koronavirusi ne shqiperi spitali “shefqet ndroqi”

Sondazh

Poll