Aktualitet

“Mund të vetëvriten edhe mjekë”/ Shoqata e Infemierëve të Shqipërisë ngre alarmin: Bluzat e bardha trajtohen si kafsh

3 Shtator 2020, 09:32 Nga DOSJA
“Mund të vetëvriten edhe mjekë”/ Shoqata e

TIRANË- Shoqata e Infemierëve të Shqipërisë ka reaguar për 2 vetëvrasjet që kanë ndodhur javët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, shoqata thekson se mund të vetëvriten edhe mjekët dhe infermierë, për shkak të mbingarkesës në punë. Më tej kjo shoqatë thekson se personeli shëndetësor trajtohet ende si kafshë dhe ndaj tyre nuk tregohet asnjë kujdes.

“Ate cfare ata shohin cdo dite ne pacient te ndryshem,ate cfare ata ndjejne sa here humbet jeten nje pacient dhe lodhjen qe kane gjate oreve te gjata te sherbimit nuk eshte cudi qe dhe neser ne lajme te shohim se si mjek apo infermier nga lodhja,stresi apo depresioni u vetevra.”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Pas pacienteve me covid radha e vetvrasjeve mund te jete e vete e personelit Shendetesore per shkak te mbingarkeses qe kane ne pune dhe sherbimit qe bejne ndaj pacienteve.Ate cfare ata shohin cdo dite ne pacient te ndryshem,ate cfare ata ndjejne sa here humbet jeten nje pacient dhe lodhjen qe kane gjate oreve te gjata te sherbimit nuk eshte cudi qe dhe neser ne lajme te shohim se si mjek apo infermier nga lodhja,stresi apo depresioni u vetevra. Ku eshte kujdesi ndaj personelit??? A duhet te kete sherbim psikologu dhe per personelin shendetesore??? A duhet te kete kohe pushimi dhe per ta??? Mos valle duhet te vazhdojne te trajtohen si kafshe pune akoma personeli shendetesore pa asnje kujdes ndaj tyre??? Po ata pse valle vazhdojne e heshtin??? Sa do zgjasi kjo drame per to??? Nese personeli vazhdon te infektohet e te vetevritet kush do sherbej neser ne spitale dhe qendra shemdetesore??? Mos valle ka ardhur koha te kthehet fokusi nga personeli Shendetesore i lene pas dore prej vitesh???

Ky reagim vjen pas dy vetëvrasjeve që kanë ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Më 13 gusht u hodh nga kati i 3-të i këtij spitali 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi. Ndërkohë një ditë më parë u hodh nga kati i katërt i këtij spitali 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Për këtë dy vetëvrasje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shoqata e infemierëve të shqipërisë vetëvrasjet tek shefqet ndroqi shoqata e infemierëve të shqipërisë vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll