Aktualitet

I akuzuar si pjesë e grupit të 613 kg kokainë, avokati i Armando Pezakun kërkon pafajësinë në GJKKO

3 Shtator 2020, 08:54 Nga DOSJA
I akuzuar si pjesë e grupit të 613 kg kokainë, avokati i Armando

TIRANË– Avokati i Armando Pezakun, Arben Prenga ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), për klientin e tij që akuzohet si pjesë e grupit të 613 kg kokainë duke kërkuar pafajësinë e tij.

Ndërkohë të pandehurit e tjerë, Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj, kanë paraqitur kërkesën për shtyrje pasi avokati i tyre Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor dhe nuk ka marrë pjesë në seancat gjyqësore. Për këtë arsye Çekajt dhe Lushajt u është caktuar ‘avokat kryesisht’ nga gjykata, pasi seanca e radhës është caktuar më datë 8 shtator. 

Pezaku është shoferi i kamionit që transportoi kontenierin e bananeve ku i gjet droga nga porti i Durrësit në Maminas. Më herët ai, përmes avokatit të tij, Ardian Visha, kërkoi edhe ndarjen e procesit me pretendimin se të gjitha seancat ishin shtyrë për shkaqe që nuk kanë lidhje me të dhe se ai dëshironte që procesi të përfundonte sa më parë. Megjithatë kërkesa e tij u hodh poshtë nga ana e Gjykatës.

Ky i fundit po transportonte konteinerët me banane të kompanisë “Arbri Garden”, të cilat u sekuestruan në fund të shkurtit të vitit 2018 dhe kishin brenda tyre 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine ne maminas armando pezaku gjkko 613 kg kokaine ne maminas armando pezaku gjkko

Sondazh

Poll