Aktualitet

Vetëvrasja e 1/ SMS-ja tronditëse për prindërit e të riut që u hodh nga kati i tretë: Shihemi në botën tjetër…(Po le

3 Shtator 2020, 07:53 Nga DOSJA
Vetëvrasja e 1/ SMS-ja tronditëse për prindërit e të

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e 29-vjeçarit Xhino Koça,  i cili u hodh nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se 29-vjeçari vitin e fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe  faktet e zbuluara tregojnë se ai kishte kohë që po e planifikonte vetvrasjen.

Para se të hidhej nga dritaja e spitalit, 29-vjeçari u ka dërguar një mesazh prindërve në telefon, të cilin kishte kohë që e ruante.  Në SMS-në e fundit ai shkruante se kishte vendosur t’i jepte fund jetës, pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. “Takohemi në botën tjetër”, është mesazhi që ai u ka dërguar prindërvem shkruan Fax News.

Po kështu, kohët e fundit i riu po lexonte librin ‘Testamenti’. Ky libër mbyllet me vetvrasjen e personazhit kryesor i cili është hedhur njësoj si  29-vjeçari,  nga një lartësi e konsiderueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 gusht në sptitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku 29-vjeçari u hodh nga kati i tretë.  I riu po merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit. Ai është është djali i një familjeje të njohur intelektualësh në Durrës, ku nëna e tij Lira është stiliste, kurse babai i tij Leonard Koça, është kreu i një Njësisë Administrative. Për këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 29-vjeçari hidhet nga kati i 3 i senatoriumit xhino koça 29-vjeçari hidhet nga kati i 3 i senatoriumit xhino koça

Sondazh

Poll