Aktualitet

VETTINGU/ U konfirmua në detyrë por e ‘dogji’ Komisioneri Publik, KPA merr sot vendimin për Donika Prelën, Floriam Ballh

3 Shtator 2020, 07:37 Nga DOSJA
VETTINGU/ U konfirmua në detyrë por e ‘dogji’ Komisioneri

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ose ndryshe KPA do të vendosë sot lidhur me “fatin” e ish-drejtueses së ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Komisioneri Florian Ballhysa në seancën e sotme ka kërkuar shkërkimin e prokurores Donika Prela me pretendimin se ajo nuk e justifikon blerjen e një apartament banimi në Durrës dhe nuk ka asnjw burim tw ligjshwm pwr njw llogari bankare. 

“Subjekti nuk justifikon një pjesë të kursimeve familjare. Nuk e provon burimin e pasurisë për blerjen e një apartameni. Gjithashtu nuk ka mjaftueshëm të dhëna për një llogari bankare,”– mësohet se është shprehur Komisioneri Publik në seancën e sotme. 

Në seancën e fundit, Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që e konfirmoi në detyrë prokuroren, pasi ka konflikt interesi.

Për ish-kryeprokuren e Përgjithshme, Prela tha se i ka hetuar mbesën, Izabela Demiraj, që siç rrëfeu ajo, ka kërkuar që të punësohet në Gjykatë si psikologe, por pas hetimeve, ajo i ka zbuluar se kishte diplomë false.

E më tej, rrëfeu edhe ngërçin me anëtaren tjetër të trupës gjykuese të KPA, Natasha Mulaj, që siç tha Prela, ka hetuar vëllezërit e saj, por nuk e ka ditur që ata kanë qenë vëllezërit e Mulajt. Kërkesat e saj ndërkohë nuk u morën parasysh nga KPA dhe vendosën që Prela do të gjykohet nga e njëjta trupë.

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë.  Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela donika prela ne kpa donika prela donika prela ne kpa

Sondazh

Poll