Aktualitet

“Jam zhytur në borxhe për të paguar qiranë”/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Manzë në qiell të hapur: Po abuzojn

3 Shtator 2020, 08:06 Nga DOSJA
“Jam zhytur në borxhe për të paguar qiranë”/

DURRËS- Qindra qytetarë që banojnë në zonën e Durrësit vijojnë të jenë në qiell të hapur, pasi banesat u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Banorët e  fshatit Rrushkull, Njësia Administrative Manzë  vazhdojnë të sorollaten zyrave të shtetit pa marrë asnjë zgjidhje për banesat e tyre.

I tillë është edhe rasti i  Skënder Kaculit, banesa e të cilit është dëmtuar plotësisht. Ai i ka treguar  kreut të PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, se prej 9 muajsh jeton me qira dhe është i mbytur në borxhe.

Që në tërmetin e parë. Njoftova njësitë bashkiake, njoftova të gjithë. Erdhën e panë, asgjë fare hiç. Kurse në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këta të tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për të paguar qiranë e shtëpisë. Unë nuk e di si është kjo punë, nuk e di… Po abuzojnë më fatkeqësinë natyrore këta. Nuk e dinë se ku është shqiptari, ku është njerzilliku njeri që  ku jeton ku banon, nuk e di  të them.”, shprehet ai. 

Ndërsa një tjetër banor,  Fran Kola akuzon grupet e vlerësimit se kanë kërkuar para për t’i ndryshuar vlerësimin e dëmit që të rritej përfitimi. Ai thotë se do vetëm të marrë atë që i takon, pasi ka muaj që ka bërë gjithë dokumentet por deri tani ska marrë asnjë lek për riparimin e banesës dhe pikës së saldimit me të cilën mbante familjen.

“Këtu është kati i parë është biznes, erdhën inxhinierët e vlerësuan. Ata thanë na jep 100 mijë lekë se po e vlerësojmë DS3, DS4 si të duash, na jep paratë…. I thashë unë nuk dua me më ndihmuar gjë, absolutisht, vetëm aq sa është dëmtuar. Shifeni mirë, ju jeni specialistë edhe vlersoni si të doni edhe unë jam dakortë me një fjalë me këtë dëm që është bërë kjo shihet me sy. Nuk kërkoj absolutishtë gjë që nuk më takon , për këto grantet e ndërtimit, për kto ndihmat e fukarenjëve që u ka ndodh kjo fatkeqësi natyrore. Unë  kërkoj vetëm atë që më takon.”, tregon ai. 

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe banorët e Thumanës, të cilët pak ditë më parë deklaruan se janë në depresion dhe kanë 10 muaj që jetojnë në çadër.  Por, ky është një realitet krejt ndryshe, nga ai që paraqet kryeministri Edi Rama në videot që poston në rrjetet sociale. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka shkuar në çdo banesë të rindërtuar dhe u dorëzon çelësat banorëve. Ai premton se çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të rindërtohet. Por, kanë kaluar shumë muaj edhe qindra familje po i kalojnë netët në qiell të hapur. Të gjithë i kanë sytë nga qeveria.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në manzë skender kaculit termeti i 26 nentorit banorët në manzë skender kaculit termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll