Aktualitet

Dy vetëvrasje tek spitali “Shefqet Ndroqi”/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet, merren në pyetje mjekë dhe familjarë të

3 Shtator 2020, 07:32 Nga DOSJA
Dy vetëvrasje tek spitali “Shefqet Ndroqi”/ Prokuroria e

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dy vetëvrasjet që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Prokuroria po heton kushtet se si po trajtohen të sëmurët në këtë spital. Ndërkohë, janë caktuar dy prokurorët për këtë çështje të cilët kanë marrë në pyetje familjarët e viktimave dhe mjekët që i kanë kuruar. Po kështu organi i hetimit ka marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave, të 29-vjeçarit Xhino Koça dhe të 65-vjeçarit Hasan Mira.

Këto hetimet vijnë pas dy ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në këtë spital. Më 13 gusht u hodh nga kati i 3-të i këtij spitali 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi. I riu po merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit. Nuk dihen ende arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem.

Sakaq, një ditë më parë opinioni publik u trondit sërish. 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani u hodh nga kati i katërt i këtij spitali.  Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2 Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasan mira prokuroria nis hetimet për vetëvrasjet hasan mira prokuroria nis hetimet për vetëvrasjet

Sondazh

Poll