Aktualitet

Me maskë/ Yuri Kim i hipën skafit në Durrës, shoqërohet nga ambasadori italian, Guardia di Finanza i tregon se si luftohet

3 Shtator 2020, 07:13 Nga DOSJA
Me maskë/ Yuri Kim i hipën skafit në Durrës, shoqërohet

DURRËS– Ditën e djeshme ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një vizitë pranë Njësisë Detare të Guardia di Finanza-s në Durrës. Ambadorja u prit nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci, ku u informua për mënyrën sesi luftohet krimi i organizuar në det. Ajo së bashku me ambasadorin italian bënë edhe një udhëtim të shkurtër me skaf, ku pa nga afër edhe metodat që ndjek policia në luftën me krimin. Siç shihet qartë edhe foto, Yuri Kim dhe ambasadori Bucci kanë vënë edhe maska teksa ishin në skaf.

Foto nga takimi

Gjatë takimit me tyre, ambasadori Bucci deklaroi se po luftohet me çdo mjet krimi i organizuar.

“Të lumtur e të nderuar t’i tregonim sot Ambasadores Kim impenjimin italian në ndihmë të Qeverisë shqiptare në luftën kundërt krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një impenjim konstant dhe gjithëpërfshirës i Italisë në shumë fusha, provë e prekshme e të cilit janë Misioni i Guardia di Finanza-s në Durrës e Vlorë dhe Zyra e Ndërlidhjes Interforcë e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë (SCIP) pranë Ambasadës sonë. Italia e sheh me përparësi absolute bashkëpunimin dypalësh dhe atë ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo përparësi është maksimale në vendet mike e fqinje si Shqipëria dhe veprimtaritë tona zhvillohen gjithmonë në bashkëpunim të plotë me Vendet mike e aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, tha ai. 

Ndërsa ambasadorja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ajo tha më tej se si bashkëpunimi midis forcave të rendit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Italisë ka çuar në shumë operacione të suksesshme dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të vijojnë bashkëpunimin me Guardia di Finanza-n dhe me agjenci të tjera italiane në të ardhmen.

Po kështu, Ambasadorja vizitoi edhe sallën operative të Autoritetit Portual në Durrës, në prani të Drejtorit Pirro Vengu.

Zyra Ndërlidhëse e Policisë Interforcë në Shqipëri, në kuadër të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, garanton shkëmbimin e nevojshëm të informacionit midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe Policive italiane lidhur me identifikimin dhe ndalimin e personave në kërkim, luftën ndaj trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, luftën kundër terrorizmit, atë ndaj krimit të organizuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fabrizio bucci yuri kim në durrës fabrizio bucci yuri kim në durrës

Sondazh

Poll