Aktualitet

Narta në panik nga vjedhjet, ditët e fundit janë grabitur 5 banesa, banorët: Gjatë natës duhet të ketë një patrullë po

3 Shtator 2020, 06:43 Nga DOSJA
Narta në panik nga vjedhjet, ditët e fundit janë grabitur 5

VLORË- Banorët e fshatit Nartë në Vlorë janë të frikësuar nga grabitjet që kanë ndodhur ditët e fundit në këtë fshat. Mësohet se në 5 ditët e fundit, në Nartë janë vjedhur 5 banesa, pronarët e të cilave ndodhen jashtë Shqipërisë.

Para kamerave banorët kërkojnë një patrullë policie që të lëvizë gjatë natës në këtë fshat, pasi shumica janë edhe të moshuar.

Kemi frike mos na vijnë brenda dhe neve. Jemi 90% mosha e tretë, kemi frikë. Kërkojmë patrullë policie në darkë”, shprehen banorët për Abc News.

Deri më tani për këto ngjarje policia ka shoqëruar 4 persona dhe  ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjeve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vjedhje në nartë vjedhje në nartë

Sondazh

Poll