Aktualitet

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën një nga shoferët, krijohet 10 km radhë mjetesh, lëvizja d

3 Shtator 2020, 06:02 Nga DOSJA
Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Kasharit.

Mësohet se janë përplasur dy makina,  një “Panda” me një “Fiat” dhe si pasojë ka humbur jetën një nga shoferët. Policia njofton viktima është personi me iniciale E.M, ndërsa shoferi tjetër me inicialet Xh.S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë, ky aksident ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë autostradë, që shkon deri në 10 km. Tashmë policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve për në rrugën dytësore, por ende kjo rrugë nuk është zhbllokuar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në autostradën tiranë-durrës trafik në autostradën tiranë durrës aksident në autostradën tiranë-durrës trafik në autostradën tiranë durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 19:17

RROGOZHINË– Keli Koçi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarr mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, pas një konflikt...