Mbi 200 mijë lekë, ja sa kushton dita e parë e shkollës, llogaritja e blerjeve që duhen bërë vetëm për një fëmijë
3 Shtator 2020, 06:09Nga DOSJA
Me fillimin e vitit të ri shkollor , në prag të tij, shpenzimet e prindërve për fëmijët e tyre nisin që me blerjen e librave. Viti i parë 9200. Viti i dytë në varësi të klasave që zgjedhin 6000-7000. Viti i 3 baza 4300.
Por kostot e familjeve shqiptare për nxënësit që rikthehen në klasa shtohen teksa drejtohen në kancelari për të blerë mjetet e nevojshme shkollore.
“Varet nga buxheti i çdo familjeje . Duke marr një kosto mesatare në 3000 lekë janë te përfshira 10 fletore matematike, 10 shkrimi. Bojëra uji, blloqe. Kuleta. Vizore… shto çantën, në total 4000 lekë të reja”, thotë një shitëse.
Ndryshe nga të gjitha vitet e shkuara, shpenzimet e prindërve rriten edhe më shumë me ndalesën e detyrueshme në farmaci duke qenë se viti shkollor nis me respektimin e masave anticovid.
“Kosto fikse nuk japim dot, varet nga preferencat e prindërve për produktet që do të marrin . Po përgjithësisht janë kërkuar higjenizuesit dhe maskat. Një maskë tekstile shkon 100 lekë ndërsa një higjenizues nga 100-300 lekë variantet e vogla. Dyfish të mëdhatë”, thotë farmacistja.
Për të plotësuar nevojat e të vegjëlve edhe në veshje, vetëm për 1 fëmijë prindërit duhet të harxhojnë më e pakta rreth 20 mijë lekë të reja mesatarisht, e kjo shifër bëhet e papërballueshme për ta kur kanë 2 e më shumë fëmijë.
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Kasharit.Mësohet se janë përplasur dy makina, një “Pa...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku u hodh nga kati i katërt 65-vjeç...
KOSOVË- Gazetari i njohur, Baton Haxhiu, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën. Haxhiu nuk ka bërë ende një dedikim në rrjetet sociale për këtë hu...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Abc News dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë lajmin...
DURRËS– Dy sirianë janë ndaluar në Itali ku udhëtonin me tragetin e linjës Durrës- Bari dhe janë kthyer mbrapsht. Dosja.al mëson se sirianët kishin h...
TIRANË– Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Minsk, aty ku ditën e premte do të luajtë ndeshjen e parë të National League. Kuqezinjtë e drejtuar nga ...
TIRANË– Gjetan Gjetani, ish-deputeti socialist, ka komentuar ngjarjen e rëndë, pasi vjehrri i tij Hasan Mira, u vetëflijua duke u vetëhedhur nga kati...
TIRANË– Hasan Mira, 65-vjeçari me Covid-19 që u vetëflijua mbrëmjen e sotme, duke u hedhur nga kati i katër i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, për herë të...