Aktualitet

“Ishte në gjendje të rënduar psikologjike”/ Zbardhet dëshmia e mjekëve për 65-vjeçarin që u hodh nga spitali “Shef

3 Shtator 2020, 05:44 Nga DOSJA
“Ishte në gjendje të rënduar psikologjike”/ Zbardhet

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku u hodh nga kati i katërt 65-vjeçari Hasan Mira. Mësohet se në polici kanë dhënë deklaratat e tyre disa familjarë të viktimës dhe mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Mjekët kanë deklaruar pranë grupit hetimor se i moshuari ditën e djeshme kishte shfaqur një sjellje jo të qëndrueshme dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Nga deklarimet e mjekëve të turnit dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se 65-vjeçari në momentin që ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, e cila kishte vetëm një dritare.

Ndërkohë mbesa e viktimës tregoi se 65-vjeçari ka vuajtur më herët nga depresioni dhe është kuruar. Sipas saj, lajmi se ishte prekur nga koronavirusi e rëndoi më tepër gjendjen e tij psikologjike.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjetan gjetani hasan mira hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi gjetan gjetani hasan mira hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 19:17

RROGOZHINË– Keli Koçi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarr mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, pas një konflikt...