Politike

“Më mundon prej kohësh…”/ Rama hap zemrën para grupit të PS-së: Kam bërë gjithçka që kam mundur dhe jo gjithçka

1 Shtator 2020, 16:21 Nga DOSJA
“Më mundon prej kohësh…”/ Rama hap zemrën para

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama është shprehur se prej kohësh dëshrion të dijë se çfarë janë të aftë të ofrojnë anëtarët e Partisë Socialiste për këtë parti. Teksa mbante fjalën përpara grupit rozë, pas mbledhjes me ta, që zgjati 90 minuta, Rama tha se kjo pyetje e mundon prej kohësh.

Ai shtoi se ka bërë gjithçka që ka mundur, por jo gjithçka që ka dashur dhe tashmë pret mendimet e të gjithë drejtuesve e anëtarëve nga Kukësi në Konispol.

“Po Partia Socialiste që sot përfaqësohet me ne, a mund të bëjë në krye të vendit më shumë? Pa asnjë dyshim po, absolutisht. Patjetër, përderisa jam këtu dhe kam ndërmend të kërkoj një tjetër mandate pas këtij që kam, mendoj që po, ndryshe nuk do kisha arsye themelore për të vijuar. Por pyetja është sa të gatshëm jemi? Unë jam i gatshëm t’ua provoj shqiptarëve se kam dëshirë, ambicie dhe vullnet për të bërë akoma më shumë gjëra për ta. Pyetja është si do ta përcjellim ketë gatishmëri dhe mbi të gjitha Partia Socialiste, ajo që e quajmë familja e madhe socialiste, çfarë mendon sot? Unë jua them shumë hapur, si kryetar i kësaj familjeje, duke ndjekur në të njëjtën vijë, konceptin e familjes së madhe, se nuk e marr dot përgjegjësinë të përgjigjem në emër të kësaj familjeje, dhe kjo pyetje më mundon. Unë kam bërë gjithçka që kam mundur dhe jo gjithçka që kam dashur dhe ajo që unë mendoj se kam bërë nuk mjafton, nuk mjaftojnë as mendimet tuaja për punën time dhe as mendimi im për punën tuaj. Dua të di mendimin tuaj, sa më parë, nga Kukësi në Konispol,”– u shpreh ai ndër të tjera.

Kjo deklaratë e Ramës është bërë pas mbledhjes që ka zhvilluar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Elbasan. Takimi i sotëm është zhvilluar për caktimin e detyrave për sezonin e ri politik. Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime për drejtuesit politik në qarqe dhe u ka bërë të qartë deputetëve se nuk e kanë vendin të garantuar për listën e zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse duan të jenë pjesë e skuadrës, duhet të punojnë shumë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takimi i socialisteve 1 shtator 2020 edi rama takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll