Politike

Rama kërkon reflektim nga socialistët: A jam unë më i miri? A e meritojmë një mandat të tretë?

1 Shtator 2020, 16:11 Nga DOSJA
Rama kërkon reflektim nga socialistët: A jam unë më i miri?

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët në Elbasan, ku ka mbajtur dhe një fjalim në të cilin ka bërë të qarta objektivat për sezonin e ri politik. Në hyrje të fjalës së tij, Rama është shprehur se ky ka qenë një vit i vështirë, por sërish ka kërkuar që të vijohet e të punohet përpara.

Rama ka kërkuar refletkim nga të gjithë dhe ka pyetur deputetët nëse ai është më i miri dhe meriton një mandat të tretë.

PJESË NGA DEKLARATA

Uroj për të gjithë të jeni sa më mirë në këtë periudhë të vështirë dhe ju të jeni kthyer nga pushimet me të gjithë energjinë e nevojshme për të nisur sezonin e fundit të këtij mandati të vështirë dhe sfidues për të gjithë ne. Sezonin e sapo kaluar na u desh të përballemi edhe me një tërmet shkatërrues edhe me një pandemi globale që vazhdon, a thua se nuk na dilnin dhe tepronin sfidat e punës sonë në kthesën e fortë ku e kemi futur Shqipërinë për ta nxjerrë në një lartësi të re.

Këtu jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejt, sot dua që ta nisim dhe ta kryejmë në javët e ardhshme bashkarisht. Dua një reflektim se si duhet të vijojmë betejen tonë, si skuadër dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër nga qytetarët tanë.

Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë, që kam priviligjenin të drejtoj shtëpinë tonë të përbashkët. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ta, po ju jeni deputetët më të mirë që mund të kenë qytetarët? A është kjo që kemi bërë më e mira? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, se sa unë dhe sa ju, këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo.

Kjo deklaratë e Ramës është bërë pas mbledhjes që ka zhvilluar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Elbasan. Takimi i sotëm është zhvilluar për caktimin e detyrave për sezonin e ri politik. Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime për drejtuesit politik në qarqe dhe u ka bërë të qartë deputetëve se nuk e kanë vendin të garantuar për listën e zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse duan të jenë pjesë e skuadrës, duhet të punojnë shumë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takimi i socialisteve 1 shtator 2020 edi rama takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll