Politike

Rama u jep porositë socialistëve për zgjedhjet e 2021-shit, mbyllet mbledhja 90 minutëshe në Elbasan

1 Shtator 2020, 15:35 Nga DOSJA
Rama u jep porositë socialistëve për zgjedhjet e 2021-shit,

ELBASAN- Partia Socialiste ka mbyllur mbledhjen e sotme që ka zhvilluar në Elbasan. 

Sipas informacioneve mësohet se mbledhja ka zgjatur 90 minuta dhe i vetmi që ka folur ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka dhënë porositë për sezonin e ri politik. 

Mësohet se në këtë takim është vendosur që Ilir Beqaj të jetë drejtues politik në Shkodër, duke u larguar nga Kukësi. Tashmë qarkun verior do ta drejtojë Safet Gjici, i cili është kreu i Bashkisë Kukës. 

Po ashtu bëhet me dije se lëvizje ka pasur dhe në strukturat e PS në qytete të tjera, të cilat shihen si “frymë e re” për marrjen e mandatit të tretë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fushata e ps ilir beqaj mbledhja e ps ne elbasan safet gjici edi rama fushata e ps ilir beqaj mbledhja e ps ne elbasan safet gjici

Sondazh

Poll