Sport

Messi në mëdyshje për të ardhmen, tifozët e Stuttgart ndërmarin një nismë të pazakontë   

1 Shtator 2020, 17:18 Nga DOSJA
Messi në mëdyshje për të ardhmen, tifozët e Stuttgart

GJERMANI- Emri i Lionel Messit tashmë është një nga më të lakuarit në botën e futbollit pas refuzimit të nënshkrimit me Barcelonën. Shumë skuadra tashmë kanë krijuar iluzionet e tyre të para në lidhje më shërbimet e yllit argjentinas.Disa nga klubet që kërkojnë 33-vjeçarin janë Manchester City, Inter, PSG. Por një lajm i pazakontë ka ardhur nga Gjermania, tifozët  e Stuttgart kanë njoftuar nisjen e një fushate për të mbledhur para për të paguar klauzolën e argjentinasit me Barcelonën e cila është 700 milion dollarë.

 “Ne tifozët e VfB po fillojmë të mbledhim para për të paguar klauzolën e Messit. Nëse paratë nuk arrihen të mblidhen në kohë apo Leo transferohet në ndonjë klub tjetër, atëherë të gjithë paratë që do të kemi mbledhur do të dhurohen për Viva con Agua,” thuhet në deklaratën e tifozëve.

Viva con Agua është një shoqatë jofitimprurëse, që për synim ka që të gjithë njerëzit në botë të kenë ujë të pishëm, me vendndodhje në St Pauli.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lionel messi stuttgart lionel messi stuttgart

Sondazh

Poll