Sport

Nisin largimet nga Barcelona, mesfushori prenoton vizitat mjekësore me skuadrën e re

31 Gusht 2020, 19:40 Nga DOSJA
Nisin largimet nga Barcelona, mesfushori prenoton vizitat mjekësore me

BARCELONË– Nuk kanë fund largimet nga Barcelona. Pas Leo Messit që nuk do të jetë pjesë e skuadrës, një tjetër lojtar si Ivan Rakitic është me valixhe në duar. Sipas “Radio Marca”, lojtari pritet të rikthehet te Sevilla, madje është vendosur edhe axhenda e vizitave mjekësore. Kroati do të zëvendësojë Ever Banega-n, i cili është larguar për në Arabinë Saudite.

Kjo është blerja e tretë për andaluzianët, pas Susos nga Milani dhe mbërritjes së Rodriguez nga Real Madrid. Trajneri Kuman po bën një revolucion në skuadër, dhe lojtarët e vjetër nuk bëjnë pjesë në planet e hollandezit. Pas 6 sezonesh te Barcelona, mesfushori kroat pritet t’i japë fund aventurës në Katalunjë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona rakitic barcelona rakitic

Sondazh

Poll