Sport

Mesfusha e Conte-s ka më shumë “muskuj”,Inter rikthen futbollistin nga huazimi, bashkë me të bashkohet edhe blerja më e

31 Gusht 2020, 19:06 Nga DOSJA
Mesfusha e Conte-s ka më shumë “muskuj”,Inter rikthen

MILANO– Radja Naingolan do të rikthehet tek Inter. Sezonin e fundit mesfushori belg ishte i huazuar te Cagliari dhe më datë 1 shtator bashkë me afrimin më të ri në merkato të zikaltërve, talentin maroken Achraf Hakimi, Nainggolan do të rikthehet në bazë.

Ish-mesfushori i Romës së bashku me Hakimin dhe të rikthyerit e tjerë nga huazimet si Radu apo Dalbert do të kryejë testet për COVID-19 dhe nëse do të rezultojnë negativë do të nisin seancat stërvitore individuale në Appiano Gentile në pritje të pjesës tjetër të grupit që do të rinisë përgatitjet për sezonin e ri në datën 7 shtator. Për momentin oferta e drejtorit sportive të Cagliarit Giulinit nuk ka bindur aspak Giuseppe Marottan, që ka rikthyer te Interi belgun pas huazimit që zgjati më shumë se një vit te skuadra sarde.

Dëshira e Nainggolan është një dhe e vetme të transferohet përfundimisht te Cagliari dhe të stërvitet nga Eusebio Di Francesco, por për momentin sardët nuk i kanë mundësitë për të blerë kartonin e tij nga Interi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakimi inter naingolan hakimi inter naingolan

Sondazh

Poll