Sport

Barcelona prezanton stafin drejtues, në kohën që lajmet po “ziejnë” për largimin e Messit

1 Shtator 2020, 15:33 Nga DOSJA
Barcelona prezanton stafin drejtues, në kohën që lajmet po

SPANJË- Barcelona ditën e sotme ka prezantuar stafin drejtues për sezonin 2020-2021. Së bashku me trajnerin Ronald Koeman, i cili filloi punën ditën e djeshme, jane shtuar edhe gjashtë persona të tjerë për mbarvajtjen e ekipit të Barcelonës.

Asistenti i parë i Koeman do të jetë Alfred Shruder i cilin ka ardhur nga Hofenheimi, ndërsa asistenti i dytë është Henrik Larson. Trajneri i portierëve do të jetë Hoze Ramon de la Fuente ndërkohë që përgatitësit atletikë do të jenë Albert Roka, Daniel Romero dhe Huame Bartres.

Barcelona e ka prezantuar stafin teknik në një periudhë kohore të papërshtatshme pasi lajmet e kryesore në botën e futbollit mbajnë logon “largimi i Messit”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport largimi i messit stafi drejtues i barcelones largimi i messit stafi drejtues i barcelones

Sondazh

Poll