Sport

Zyrtare/Bëhen publike datat e sezonit të ri të Kupës së Italisë

1 Shtator 2020, 16:43 Nga DOSJA
Zyrtare/Bëhen publike datat e sezonit të ri të Kupës së

ITALI- Mediat italiane kanë publikuar datat për fillimin e sezonit të ri 2020-2021 për Kupën e Italisë. Sezoni pritet të fillojë në 23 shtator dhe të mbyllet në 19 maj në “San Siro”.

Raundi i parë ose hapës do të nisë në 23 shtator, raundi i dytë do të jetë në 30 shtator, ndërsa i treti do të mbahet në 28 tetor. Më pas do të luhet raundi i 1/16 në 13 dhe 20 janar, kurse çerekfinalet në 27 janar. Gjysëmfinalet do të luhen në 13 shkurt dhe 3 mars, ndërsa finalia me shumë mundësi do të luhet në 19 maj.

Të gjitha sfidat do të jenë vetëm me një ndeshje, përveç gjysëmfinales që do të jetë me sistemin vajtje-ardhje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli italian kupa e italise futbolli italian kupa e italise

Sondazh

Poll